AktualitetBota+Të fundit

Ministria e Thesarit dhe Financave e Turqisë sot fut lehtësimet në sektroin real

Ministria e Thesarit dhe Financave e Turqisë njoftoi se sot do të futen një sërë masash lehtësuese të cilat kanë të bëjnë me kreditë në bankat në sektorin real.

Ndër të tjera, theksohet se në kredi, ku për shkak të rritjes së kursit ka ardhur deri te tejkalimi i limitit, tejkalimi nuk do të merret parasysh dhe nuk do të lëshohet kërkesë për mbylljen e kredisë.

Po ashtu thuhet se linjat kreditore do të mbeten të hapura dhe se do të vazhdojë qasja fleksibile me afatet dhe çmimet ashtu që qarkullimi i parave në kompani të jetë i qëndrueshëm.

Për kreditë të cilat janë me garanca të pamjaftueshme dhe të tjerat që janë rrezikuara nga lëvizja e kursit, bankat nuk do të kërkojnë garanci shtesë.

Administrata amerikane më 13 gusht futi taksa shtesë ndaj çelikut dhe aluminit të importuar nga Turqia, e cila rezultoi me rënie të konsiderueshme të lirës turke në krahasim me dollarin amerikan. Turqia më pas iu kundërpëgjigj sanksioneve të SHBA-së duke futur taksa shtesë në produketet e importuara amerikane, ku te disa produkte taskat u rritën edhe mbi 100 për qind.

Turqia përveç kundërpërgjigjes ndaj sanksioneve të SHBA-së, më herët paralajmëroi edhe ndërmarrjen e masave me të cilat do të lehtësojë kompanitë në sektorin real të cilat ishin prekur nga efekti i rënies së lirës turke.

 

Fraksion.com