‘Luftë’ me policinë në mes të Tiranës: Ja detajet e ngjarjes
Mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ka ndodhur një ndjekje si nëpër filma.
Dy të rinj nuk i kanë ndaluar policisë duke terrorizuar kryeqytetin.
“BalkanWeb” raporton se dy të rinjtë e identifikuar si Ervin Kodra dhe Gentian Koçi, që lëviznin me një “Tuareg” nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pranë stacionit të policisë që i kanë bërë shenjë të ndalojë.
Ata janë larguar me shpejtësi nëpër aksin e unazës.
Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe tek kryqëzimi i rrugës së Burgut ose “Jordan Misja”, dy të rinjtë janë përplasur me disa automjete e motorra.
Ata kanë zbritur dhe kanë tentuar të arratisen më këmbë ndërmjet rrugës “Jordan Misja” dhe “Don Boskos”, por efektivët e Komisariatit numër 3 dhe forcat Shqiponja kanë arritur t’i kapin duke iu vënë prangat. Dy të rinjve iu janë gjetur dy pistoleta TT.
Fraksion.com