SportTë fundit

Cilët janë favortët për titullin e kampionit gjerman në futboll?

Kampionati gjerman në futboll fillon këtë të premte, me ndeshjen Bajern-Hofenheim. Bavarezët sërish janë kandidatët kryesor për titull, por edhe disa ekipe të tjera janë përforcuar mirë.

    
Bajeni i Mynihut konsiderohet kandidati kryesor për të fituar titullin e kampionit gjerman edhe këtë vit. Në këtë mënyrë ai do të fitonte titullin e shtatë me radhë në Gjermani. Ky është qëllimi minimal i trajnerit të ri Niko Kovaç, në veçanti pas ndeshjes së super kupës, kur Bayerni mundi Frankfurtin me rezultat 5:0. Bajerni pretendon të fitojë edhe Ligën e Kampionëve si dhe kupën gjermane. Në media spekulohet se Bajerni do të përforcohet me ndonjë lojtar tjetër për këtë sezon, si Benjamin Pavard apo Anthony Martial. Por zyrtarisht në radhët e Bajernit këtë sezon kanë ardhur vetëm dy lojtarë të ri: Leon Goretzka nga Shalke dhe Alphonso Davies, ndërsa nga ekipi është larguar deri tani Arturo Vidal. Por shumë më e rëndësihme për bavarezët është mbetja e qendërsulmuesit Robert Levandovski. Afati i kalimeve në futbollin gjerman zgjat deri në fund të muajit, ndaj nuk përjashtohet mundësia të ketë ndryshime të reja.

Shalke 04

Deutschland Bestattungsriten | Schalke FanFeld auf einem Gelsenkirchener Friedhof (picture-alliance/dpa/B. Thissen)

Ekipi nga Gelsenkirheni ka shënuar në sezonin e kaluar një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e dytë në Bundesligë. Trajneri i ri Domenico Tedesco e ka zgjatur kontratën sërish dhe konsiderohet si një shtyllë e rëndësishme në këtë ekip. Por Shalke këtë vit do ta ketë edhe më vështirë, për shkak të ngarkesave në Bundesligë, Ligën e Kampionëve dhe në kupën gjermane. Në veçanti kur dihet se nga ky ekip janë larguar disa lojtarë shumë të rëndësishëm si Leon Goretzka dhe Max Meyer. Shalke ka angazhuar disa lojtarë të tjerë, si Omar Mascarell, Suat Serdar, si dhe Salif Sane dhe Marl Uth.

1899 Hofenheim

Trajneri i ri i ekipit të Hofenheimit Julian Nagelsmann ka arritur që në sezonin e kaluar të krijojë një ekip shumë të mirë dhe kompakt dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Por sivjet nuk do ta ketë aspak lehtë, sepse nga ekipi është larguar sulmuesi Mark Uth. Nagelsmann shpreson se këtë zbraztësirë do ta kompensojnë lojtarët e ri Vincenzo Grifo, Leonardo Bittencourt dhe Ishak Belfodil. Por ekipi ka dhe disa lojarë të lënduar.

Borusia Dortmund

Bundesliga BVB Borussia Dortmund Training | Trainer Lucien Favre (picture alliance / augenklick/firo Sportphoto)

Borusia Dortmund ka kaluar një sezon shumë turbulent 2017/2018 dhe në fund memzi u fut në kualifikime për Ligën e Kampionëve. Prioritetet i Dortmundit dhe trajnerit të ri Favre për këtë vit janë shumë të qarta: Gara për titullin e kampionit dhe afrimi me ekipin dominant – Bajernin e Mynihut. Dortmundi është përforcuar deri tani me lojtarët si Abdou Diallo, Axel Witsel, Thomas Delany dhe Marius Wolf. Problemet më të mëdha Borusia i ka në sulm, sepse ende nuk ka ndonjë qendërsulmues të mirë. Sivjet pritet shumë veçanërisht nga Marco Reus dhe Mario Götze, por trajneri Lucien Favre nuk do ta ketë fare lehtë të përballet me konkurrencën e fortë për titull.

Bajer Leverkuzen

Fußball Bundesliga, 34. Spieltag | Bayer Leverkusen - Hannover 96 (picture-alliance/dpa/M. Becker)

Bajeri nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe ky konsiderohet si dështim serioz për këtë ekip me baza të fuqishme ekonomike. Krerët e ekipit shpresojnë se në këtë sezon do të jenë shumë më të suksesshëm. Por edhe ekipi i Leverkuzenit ka përjetuar disa ndryshime serioze. Nga ekipi është larguar portjeri Bernd Leno, të cilin e ka zëvendësuar Lukas Hradecky. Në Leverkuzen ka ardhur edhe Mitchell Weiser, por aktivitetet e këtij ekipi në treg kanë qenë deri tani të vogla, kur dihet se Bajeri pretendon të jetë i suksesshëm në tri fronte. Këtë vi pritet edhe më shumë nga lojtarët si Leon Bailey, Julian Brandt dhe Kai Havertz.

RB Leipcig

Në garën për kualifikime në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës edhe këtë vit do të jetë ekipi nga Leipcigu, i cili tani ka mbledhur edhe përvojë në Bundesligë. Nga Leipcigu është larguar një nga lojtarët shumë të rëndësishëm, Naby Keita (ka kaluar në Liverpool), i cili nuk mund të zëvendësohet lehtë. Ndërsa i ri në ekip do të jetë Nordi Mukiele dhe Matheus Cunha. Lojtari kryesor i ekipit është edhe këtë vit Timo Werner, nga i cili pritet të shënojë shumë gola.

Ekipet pa shanse për titull

Ekspertët gjermanë janë të mendimit se ekipet si VFB Stutgart, Eintraht

Frankfurt, Verder Bremen, Borusia Mënhengladbah Herta Berlin, Augsbrug dhe të tjera nuk kanë shanse që të fitojnë titullin e kampionit të Gjermanisë. Disa prej tyre do të përballen madje me rrezikun e rënies nga kategoria e parë. Megjithatë kandidatët më serioz për rënie nga liga konsiderohen dy ekipet të cilat janë futur këtë vit në Bundesligë – Fortuna Dyseldorf dhe Nyrembergu./DW

 

Fraksion.com