BE – Itali, përplasje për tragjedinë e Xhenovës
Bashkimi Evropian kritikoi të enjten qeverisë populiste italiane lidhur me ngjarjen vdekjeprurëse të rrëzimit të një ure në Xhenova, duke thënë se i kishte dhënë Romës miliarda euro për të rregulluar infrastrukturën.
Reagimi i Brukselit pason kritikat e ministrit të Brendshëm të Iltalisë, euro-skeptiku Matteo Salvini i cili hodhi akuzoi ndaj Brukselit lidhur duke thënë se kishte lënë pas dore çështje që lidhen me sigurinë, në mënyrën e shpërndarjes së buxhetit.
“Është shumë njerëzore të kërkosh dikë për të fajësuar, kur ndodh një aksident i tmerrshëm si ai në Xhenova. Megjithatë, është mirë të shikojmë faktet” shkruante në një postim në tweeter komisioneri për buxhetin i BE-së Guenther Oettinger.
Sipas tij në shtatë vite, prej 2014 në 2020 për Italinë është parashikuar një buxhet prej 2.5 miliardë eurosh në funksion të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, 12 miliardë euro në të ashtuquajturat fonde strukturore për të ndihmuar rajonet më të varfëra si dhe i është dhënë drita jeshile për të marrë 8.5 miliardë euro për shpenzime kombëtare.
Fraksion.com