6 këshilla për motivimin
Dyshimet e mia kanë filluar. E di që ikja nuk është përgjigja, por këto ndjenja negative kanë filluar të humbasin kreativitetin tim.
Të qëndrosh i motivuar është edhe më e vështirë kur vjen puna tek projektet sfiduese që duket se nuk do të mbarojnë kurrë. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të ikim nga ato. Përdor këto këshilla dhe strategji që të qëndrosh i fokusuar.
1. Ushqe shpirtin tënd
Ka mënyra të ndryshme për të bërë këtë. Profesionalisht, mënyra më e mirë për të ushqyer shpirtin tim është të rrethoj veten me njerëz pozitiv dhe që kanë qëllime të mira. Mua më nevojitet mbështetje, dhe ata më ndihmojnë të ngrihem.
Nëse punoj me një ekip, e di se sa mund të përfitoj duke u mbështetur në ta. Unë mbaj kontakte. Unë ndaj idetë me ta. Pyes për mendimet e tyre. Shumë shpesh, vetëm duke pyetur një bashkëpunëtor ose dikë që e respektoj për mendimin e tyre më ndihmon të zgjidh një problem që më ka mërzitur. Dhe është shumë e lehtë për të bërë këtë!
2. Mos humb pamjen e rezultatit të madh
Për çfarë është gjithë kjo? A ke harruar? Shumica prej neve harrojnë, sepse ne fokusohemi në gjërat e përditshme. Bëjë çfarë të jetë e nevojshme që të mbash qëllimin tënd para syve.
Shkruaje në një letër dhe vendose në kompjuterin tënd. Gjejë një fotografi që përfaqëson qëllimin tënd dhe vare aty ku mund t’a shohësh. Duke menduar se pse po punoj kaq shumë gjithmonë më jep energji!
3. Kërko ndihmë
Kur diçka nuk po shkon si duhet, ndalo dhe pyet shefin tënd, menaxherin ose këshilltarin për këshillën e tyre. Mos prit gjatë që të pyesësh!
Kur ndjejë se jam bllokuar, e di se dikush me më shumë përvojë mund të jetë në gjendje të më ndihmojë rreth problemit tim. Dëgjo, por gjithashtu bëjë shumë pyetje.
Unë ende thërras këshilltarin tim kur jam i stresuar, sepse ai më ndihmon të kthehem në rrugë. Ai mund të shohë rezultatin e madh, kur unë humbas pamjen e tij.
4. Inspirohu
Kur kam nevojë për inspirim, unë lexoj “The Magic of Thinking Big” nga David J. Schwartz. Nuk pushon kurrë së më kujtuari se çfarë jam në gjendje të bëjë, dhe se si ta arrij atë.
5. Është e rëndësishme të kesh një hobi
Pra çfarë të jep kënaqësi jashtë punës? Nëse e ke vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetje, ti me siguri ke një problem. Unë nuk kam shumë hobi, por kam një: Më pëlqen kopshtaria.
Kopshti im është fusha ime. Nuk varem nga njerëzit e tjerë që ta bëjë atë dhe është gjithmonë i gatshëm për mua. Kur ndihem keq ose i ngarkuar, unë punoj tokën. Më duket shumë relaksuese. Pastaj rikthehem në tavolinën time më i lehtësuar.
6. Puno për dikë tjetër
Ndalo së fokusuari aq shumë në veten dhe biznesin tënd për pak kohë. Gjejë një mënyrë të ndihmosh dikë tjetër. Dhuro kohën tënde. Nëse jam duke humbur shpresat, kjo gjithmonë më ndihmon.
Të qëndrosh i motivuar nuk është e lehtë, veçanërisht kur qëllimi yt duket më larg se kurrë. Provo të mos e lëshosh veten. Gjithashtu, mos u emociono shumë kur gjërat po shkojnë mirë! Suksesi merr kohë. Do të ketë fillime dhe mbarime.
Ti e ke dëgjuar këtë më parë, por do të ta them sërish: Më mirë provo të shijosh udhëtimin, sepse, duke folur nga eksperienca, të arrish majën nuk do të jetë aq mirë sa mendon.
Fraksion.com