AktualitetEkonomiTë fundit

Zbardhet marrëveshja e përthithjes së NBG nga ABI Bank; Çfarë parashikohet për punonjësit

Nga data 4 korrik, Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) është bërë zyrtarisht pronare e 100% tëaksioneve të Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG), pas një kontrate për shitblerjen e aksioneve të nënshkruar mes palëve në datën 2 shkurt 2018.

Sipas rezolutës së përthithjes, ABI Bank do të jetëaksioneri i vetëm i bankës NBG Albania dhe të dyja bankat do të bashkohen me njëra-tjetrën përmes përthithjes së Bankës NBG Albania nga Abi Bank, sipas Monitor.

Pas miratimit paraprak të përthithjes nga Banka e Shqipërisë, të dyja entitetet do të shndërrohen në një tëvetëm, të emërtuar Banka Amerikane e Shqipërisë, ndërsa NBG do të pushojë së ekzistuari.

Rezoluta parashikon që Abi Bank do të jetë pasues i NBG në të gjitha licencat, kontratat, marrëveshjet, veprimet dhe marrëdhëniet në të cilat NBG Al është palë, ashtu siç është rënë dakord në marrëveshjen e bashkimit.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, në qershor 2018, asetet e Abi Bank ishin 41.6 miliardë lekë, ose 2.9% e totalit të aseteve në sistemin bankar dhe ato të NBG rezultonin 36,5 miliardë lekë, ose 2.5, e totalit. Pas përthithjes së NBG, pesha e ABI Bank në sistemin bankar arrin në 5.4%, duke e ngjitur atë nëbankën e gjashtë më të madhe në vend, pas BKT, Raiffeisen, Credins, IntesaSanpaolo dhe Societe Generale, nga e nënta që ishte më parë.

Çfarë parashikohet për punonjësit

Anëtarët e organeve drejtuese dhe CEO i Bankës NBG do të japin dorëheqjen. Ndërsa organet drejtuese, përbërja e anëtarëve dhe  CEO i ABI Bank do të mbeten të njëjtë.  

Lidhur me punonjësit e NBG, parashikohet që ata do të jenë punonjës të Abi bank dhe struktura organizative e ABI Bank do të përfshijë strukturën e NBG, duke zgjeruar strukturën e saj nëpërshtatje me këtë përfshirje.  

Të gjitha degët dhe agjencitë e NBG do të bëhen degë të ABI Bank, sipas planit strategjik për zgjerimin dhe shpërndarjen që do tëvendoset nga Abi Bank. Për marrëdhënien me punonjësit, parashikohet qëafatet dhe kushtet e parashikuara nga kontratat e punës dhe rregulloret e brendshme do të zbatohen për të gjithë punonjësit e NBG. “Administrimi do të bëjë përpjekjet për të unifikuar, sa më shpejt që të jetë e mundur, afatet dhe kushtet e kontratave të punës për të gjithë personelin e Shoqërisë përthithëse pas Bashkimit”, thuhet në projekt-marrëveshjen e bashkimit.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, në fund të muajit qershor, Abi Bank kishte 18 degë dhe 244 punonjës, ndërsa NBG kishte 26 degë dhe 273 punonjës.

Numri i bankave ulet nga 16 në 14

Krahas përthithjes së NBG nga Abi Bank, Veneto Bank po integrohet si pjesë e Intesa SanPaolo Bank, proces që pritet të përfundojë në shtator. 

Kjo do të bëje që numri i bankave të ulet në 14, nga 16 që është aktualisht. Krahas këtyre bashkimeve, sistemi bankar është në një proces intensiv shit-blerjesh dhe ndryshimi pronësie.

Societe Generale Albania, banka e pestë më e madhe në sistemin bankar shqiptar, është drejt finalizimit të shitjes te banka hungareze OTP, në kuadër të një marrëveshjeje më të gjerë për shitjen e degëve të grupit francez Societe Generale në gjithë rajonin.

Banka e Pireut në Greqi ka njoftuar zyrtarisht pak ditë më parë se ka hyrë në një marrëveshje me Grupin Balfin dhe Komercijalna Banka, për shitjen e aksioneve të degës së saj në Shqipëri, Tirana Bank. Shuma totale në konsideratë arrin në 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve të Bankës Piraeus në Tirana Bank.

 

Fraksion.com