Shuhet “Mbretëresha” e muzikës Soul, Aretha Franklin, 76 vjeç
Ikona e muzikës soul Aretha Franklin është shuar sot në moshën 76-vjeçare e rrethuar nga familja dhe miqtë në shtëpinë e saj në Detroit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Franklin kishte anuluar dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti dhe nuk kishte dalë në publik që kur mori pjesë në festën e Elton John AIDS Foundation në Nju Jork nëntorin e kaluar.
Aretha Franklin, e njohur si “Mbretëresha e Soul”, ishte gruaja e parë që u fut në “Bulevardin e Famës” në Rock&Roll.
Këngëtarja legjendare u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe njoftoi një vit më parë se po tërhiqej nga bota e muzikës.
E njohur për hitet si “Respect” and “Think”, ajo ka pasur një karrierë të suksesshme. Ajo dha performancën e saj të fundi në nëntor në një gala në Nju Jork.
Vajza e një ministri baptist, Franklin u lind në Memphis, Tenesi më 1942. Familja e saj më vonë u zhvendos në Detroit dhe ajo filloi të këndonte në kishën e babait të saj. Nëna e katër djemve, ajo lindi fëmijën e saj të parë në 1955 dhe të dytin në 1957.
Ajo filloi karrierën profesionale si këngëtare kur ishte 18 vjeç dhe pari sukses të mjaftueshëm, ndërsa nënshkroi kontratë me Columbia Records. Suksesin e madh e arriti me Atlantic Records në vitin 1967.
Fraksion.com