Riorganizimi i ri i qeverisë la në mes reformën për mbrojtjen të varfërve
Riorganizimi i qeverisë pas zgjedhjeve të qershorit duket se ka krijuar anomali të rënda në disa reforma që para zgjedhjeve duket se ishin në rrugën e duhur.
Reforma në sektorin e ndihmës sociale e cila deri në qershor të vitit 2017 udhëhiqej nga Ministria e Mirëqenies, pas zgjedhjeve të 2017 me strukturën e re të qeverisë kaloi tek Ministria e Shëndetësie.
Kalimi i strukturës nga njëra ministri tek tjetra ka penguar vijimësinë e reformës raportoi Programi i Kombeve të Bashkuara PNUD në një vlerësim që i bëri këto ditë ecurisë e programit të mbrojtjen sociale që dedikohet kryesisht ndaj shtresave të popullsisë me nevoja ekstreme.
Grupi i punës dhe një agjenci qeveritare që do të koordinonin monitorimin e treguesve të përfshirjes sociale ende nuk është bërë funksional.
Gjithashtu Programi i Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë vëren se, mosfunksionimi i strukturave qeveritare është shoqëruar edhe me shkurtime të fondeve dedikuar shtresave të varfra.
Shpenzimet për transfertat sociale në raport me PBB shënuan rënie me 2017 në 1.40% në krahasim me 1.45 % të PBB-së që ishin më 2016.
Fondet për transfertat sociale janë rritur me një ritëm më të ulët se, sa shpenzimet e buxhetit totale të buxhetit të përgjithshëm.
Programi i Kombeve të Bashkuara vë në dukje se shpenzimet publike për programet e përfshirjes sociale janë modeste dhe shpesh strukturat qeveritare dështojnë të mbështesin grupet sociale më risk të lartë.
Deri në vitin 2017, vetëm 26 % e bashkive në vend krijuan stafe në mbështetje të kujdesit social, por 47 % e bashkive nuk ka staf të posaçëm për sektorin e mbrojtjes sociale.
Gjithashtu shumica e bashkive nuk kanë programe për strehimin dhe mbi të gjitha nuk kanë të dhëna në këtë drejtim./Monitor
Fraksion.com