Ja se ku gjendet Elidoni, djali rom që Veliaj e dërgonte në spital
Në kampin veror të ngritur nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenit Artificial, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj takoi dje edhe një mik të hershëm, Elidonin, djalin rom që pesë vite më parë, kur sapo kishte marrë detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e shoqëroi në spital për të mjekuar këmbën. Tani Elidoni është rritur dhe ka nisur shkollën.
Përmes një postimi në twitter, Kryebashkiaku Veliaj shkruan se ndryshe nga koha kur Bashkia që drejtohej nga Basha e kishte lënë Elidonin dhe familjen e tij në rrugë, tashmë djali i vogël rom jo vetëm që ka një banesë të re, por ndjek edhe shkollën duke nisur një jetë të re.
“Me Elidonin n’kamp, 5 vjet shokë. E takova ditën 1 në Ministri kur Bashkia 2013 i kish lënë në rrugë te P.Shigjeta! Pastaj ditën 1 në banesën e re, diten 1 që mesuam biçikletën, e ditën 1 t’shkolles. Kush cirret se njerëzit duhen lënë në rrugë, as e ka njohur, as di ta luftojë varfërinë”, shkruan Veliaj.
Fraksion.com