Turqia reagon ndaj sanksioneve të SHBA
Qeveria Erdogan mori nga ana e saj masa ndëshkimore kundër SHBA. U rritën në mënyrë drastike doganat për importin e automjeteve, të duhanit dhe të pijeve alkoolike – pavarësisht nga gjendja e keqe ekonomike e Turqisë.
Që të martën, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan shpalli një bojkotim të mallrave elektronike nga SHBA, si reagim ndaj dekretit të Presidentit të SHBA, Donald Trump për t’i dyfishuar doganat ndëshkimore për produktet e çelikut dhe të aluminit nga Turqia.
Doganat ndëshkimore të SHBA kanë bërë që monedha vendase Lira të humbasë në mënyrë masive vlerën. Rënia e Liras ndikoi edhe në tregjet ndërkombëtare të aksioneve. Erdogani foli për një “luftë ekonomike”.
Grindja midis partnerëve të NATO-s Turqi dhe SHBA u ndez për shkak të rastit të Andrew Brunson. Ankaraja nuk e lejon që prej dy vjetësh të largohet nga vendi priftin protestant të SHBA. Një gjykatë turke në Izmir refuzoi të mërkurën (15.08.) sërish një kërkesë që Andrew Brunson të lirohet nga arresti shtëpiak.
Hetues turq e akuzojnë Brunsonin për lidhje me klerikub që jeton në SHBA, Fetullah Gylen, i cili sipas qeverisë turke ka organizuar përpjekjen për puç kundër Erdoganit para dy vjetësh.
Të martën qeveria e Trumpit kërcënoi me presion tjetër ekonomik, po të mos lirohet Brunsoni. Nëse në ditët në vazhdim ose në javën e ardhshme në këtë drejtim nuk ndryshon gjë, SHBA do të marrin masa të tjera, i tha një përfaqësues i zyrës Presidenciale agjencisë së lajmeve Reuters.
Fraksion.com