AktualitetTë fundit

Reshje të shumta shiu në të gjithë vendin, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Duket se moti sot dhe neser do te sjelle surpriza, pasi do te shoqerohet jo vetem me ulje te temperaturave por edhe shiu.

IGJEUM njofton:

Sot pasdite (e mërkurë, dt.15), në orët e para, pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në të gjitha qarqet e vendit, përjashtuar qarkun Korçë, ku pritet nivel “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Përsëri, në zona të vogla mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim).
Por, në orët e fundit të ditës së sotme dhe nesër (e enjte, dt.16) rreziku do tё pësojë rënie, më e ndjeshme në Qendër dhe në Jug.auto_39144038_1145115612308950_6416967532938264576_o1534339021

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.15) dhe nesër (e enjte, dt.16) priten reshje në të gjitha qarqet. Ato do të jenë të dobëta, përjashtuar Korçën, ku do të jenë mesatare, deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 32 °C
në vendet e ulëta: 20 / 33 °C
në vendet malore: 14 / 25 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.15) dhe nesër (e enjte, dt.16) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

39159184_1145115622308949_1011779125389557760_n

Fraksion.com