AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Ju uroj këtë ditë me pamje të Kishës të Fjetjes së Shën Mërisë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm me pamje nga Kisha e Shën Mërisë në Përmet, Festën e Shën Mërisë, një nga festat më të mëdha të kalendarit orthodhoks, që festohet nga besimtarët orthodhoksë në të gjithë botën.

Në traditën e lashtë shqiptare, shqiptaret e quajnë këtë festë edhe si “Pashka e verës”, ose “Pashka e vogël” për të simbolizuar rëndësinë e kësaj dite të shënuar.

Besimtarë nga zona të ndryshme të vendit mblidhen së bashku pranë manastireve apo kishave qe mbajnë emrin e Nënës së Zotit dhe pasi përfundojnë liturgjinë, vendasit shtrojnë panaire për nder të gjithë të ardhurve ku krahas ushqimit ka edhe këngë edhe valle.

 

Mesazhi i Ramës në Facebook:

 

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të Kishës 500 vjeçare të Fjetjes së Shën Mërisë në Kosinë të Përmetit, një prej 100 fshatrave dhe pjesë e Programit Rrugët e Besimit, ku ka përfunduar ndërhyrja e parë dhe e plotë restauruese pas 38 vjetësh lënie në harresë, ju uroj gëzuar Ditën e Shën Mërisë

 

Fraksion.com