Qeveria gjermane hap rrugën për gjininë e tretë: “i ndryshëm”
Ata pritën për një kohë të gjatë, së shpejti do ta përjetojnë: njerëzit ndërseksualë, që nuk janë as meshkuj, as femra, do të mund ta regjistrojnë identitetin e tyre në regjistrin e lindjes.
Sipas këtij vendimi, sistemi aktual shihet si shkelje e së drejtës së personalitetit dhe e ndalimit të diskriminimit të përcaktuara në Ligjin Themelor (Kushtetutë). Deri në fund të 2018-ës, ndryshimi ligjor duhet të jetë vënë në jetë.
“Pak dinjitet dhe identitet pozitiv”
Ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley (SPD) tha për këtë: ” Modernizimi i ligjit për gjendjen civile është një hap që duhej të qe bërë prej kohësh”. Asnjë njeri nuk lejohet të diskriminohet për shkak të identitetit të tij seksual. Me opsionin shtesë “i ndryshëm”, njerëzve të cilët nuk ndihen se i përkasin një gjinie “u jepet pak dinjitet dhe identitet pozitiv”.
Është planifikuar një ligj pasues
Hapi tjetër, tha ministrja Barley është eleminimi me shpejtësi i rregullave të tjera jo aktuale, si për personat ndërseksualë, ashtu edhe për ata transseksualë. Sipas ministres Federale të Familjes, Franziska Giffey (SPD), në vjeshtë do të nisë në Gjermani procedura për reformimin e ligjit për transseksualët.
Ekspertizave me detyrim për identitetin gjinor të njerëzve “thjesht u ka ikur koha”. Giffey e bëri të qartë se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi ta jetojnë identitetin e tyre seksual dhe orientimin e tyre seksual të lirë dhe ta përcaktojnë vetë atë./DW
Fraksion.com