Ç’plane ka përgatitur Marsi për 12 shenjat e horoskopit
Duke filluar nga dita e sotme, Marsi do të stacionohet përkohësisht në shenjën e Bricjapit, e dyta për herë për këtë vit, kujtojm këto datën 17 mars, duke përmbyllur në mënyrën më të qetë të mundshme muajin gusht. Energjia e tij do të ushqejë të gjitha shenja me ide, projekte të reja, por edhe do t’u rikujtojë disa prej tyre borxhet e së shkuarës. Por se ç’do të ndodhë deri në fund, zbulojeni më poshtë:
1.Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit do të përballen me disa probleme të vogla gjatë gjysmës së dytë të muajit gusht. Megjithatë kjo gjë nuk mund t’ua prishë pushimet, e mbi të gjitha humorin. Nuk është momenti i duhur për të humbur toruan dhe kërkuar zgjidhje, përpiquni të ruani qetësinë.
2.Demi: Demi nuk duhet të jetë aq egoist, por edhe të shohë përtej hundës së tij. Dikush që e keni për zemër mund të ketë nevojë për ju, kështu që jepini gjithë vëmendjen dhe kohën tuaj.
3.Binjakët: Lajmi i keq për të gjithë Binjakët, kalimi i Marsit në Bricjap nuk do të jetë aspak frytdhënës për shenjën tuaj. Papritmas do të vini re rënie të energjive, dëshirës për të dalë dhe argëtuar, si dhe mund të anuloni ndonjë udhëtim.
4.Gaforrja: Ashtu si Dashi, edhe Gaforrja nuk po kalon aspak një periudhë të qetë. Në ajër ndihet një lloj tensioni, i cili i ka fillesat që në muajin korrik. Energjia e Marsit do t’ju ndihmojë të shuani gjithë dyshimet që keni, si dhe të sqaroni një herë e mirë problemet e së shkuarës. Mos rrini këmbëkryq, por reagoni.
5.Luani: Pas një vere relativisht impenjative dhe të tejmbushur me lëvizje, Luani do të shijojë më në fund disa ditë të qeta. Do të tërhiqeni nga çdo aktivitet dhe do t’i kushtoni rëndësi vetëm vetes dhe njerëzve të dashur. Sa mirë, eh kush nuk do ta donte pak qetësi!
6.Virgjëresha: Ndërkohë që Luani po përgatitet të mbyllë një herë e mirë valixhet, Virgjëresha poi rimbush ato sepse e pret një udhëtim i mrekullueshëm. Një burim i ri energjie do të përshkojë shenjën tuaj dhe duhet të përfitoni sa më shpejt prej tij. Do t’i përjetoni gjërat ndryshe dhe do të ëndërroni njëlloj sikur ishit fëmijë.
8.Akrepi: Akrepi do të ndihet më i fortë dhe i vendosur se kurrë më parë sidomos kur bëhet fjalë për lidhjen në çift. Marsi do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah anën tuaj më joshëse dhe sensuale. Vera nuk ka mbaruar, kështu që flirtoni dhe vetëm flirtoni.
9.Shigjetari: Keni shumë gjëra të lëna pezull që prej vitit të shkuar, ndoshta një kontratë e pafirmosur, një takim i parealizuar etj. Numërimi mbrapsht sapo ka filluar, kështu që nxitoni. Nuk duhet humbur asnjë cast.
10.Bricjapi: Bricjapi është i privilegjuari për këtë muaj, dhe Marsi ka përgatitur shumë surpriza për ju. Për një shenje të përgjegjshme si ju, është e pamundur që edhe gjatë verës të mos mendoni për punën. Dhe mirë bëni pasi shtatori do t’ju gjejë me një detyrë të re, të cilën e prisni prej kohësh. Por krahas energjisë profesionale, edhe jeta personale po shkon më së miri. Keni gjetur qetësinë në çift dhe po mendoni të jetoni bashkë.
11.Ujori: Në ndryshim nga herët e tjera, pushimet e sivjetshme do të zbulojnë anën më sociale të Ujorit. Një njohje e re mund të ndryshoj vijimësinë e gushtit, kështu që rrini në gatishmëri për çdo gjë.
12.Peshqit: Nuk do t’ju mungojë as pasioni, e as energjia për të ndjekur ëndrrat që i doni aq shumë, por ndonjëherë duhet të jeni më me këmbë në tokë. Ruajeni entuziasmin për çështje personale.
Fraksion.com