AktualitetBota+Të fundit

Dy të plagosur nga goditja me makinë para parlamentit britanik

Të paktën dy persona u plagosën të martën kur një makinë u përplas në mburojat e sigurisë para ndërtesës së parlamentit britanik në Londër.

Policia arrestoi shoferin e makinës nën dyshimet për “terrorizëm” dhe po e trajton ngjarjen si incident terrorist.

Incidenti ndodhi rreth orës 8 e 30 sipas kohës së Evropës qendrore.

Stacioni i metrosë, Westminster, është mbyllur dhe zona përreth parlamentit që ndodhet me pushime, është bllokuar nga forcat e policisë.

Të plagosurit, sipas autoriteteve, kanë pësuar plagë që nuk rrezikojnë jetët e tyre.

Kryeministrja britanike, Theresa May, e cila ndodhet me pushime tha se mendja i rri tek të plagosurit në këtë incident dhe vlerësoi reagimin e shërbimeve të emergjencës.

Në muajin mars të vitit 2017, Khalid Masood, 52 vjec, vrau katër persona afër urës Westminster, para se të vriste më thikë një oficer policie afër parlamentit. Masood u vra më pas në vendin e ngjarjes. Ai ishte incidenti i parë nga pesë sulmet e vitit të kaluar që policia britanike i cilësoi si terroriste.

Britania është në shkallë të lartë gatishmërie për shkak të drojës nga sulmet e militantëve.

 

Fraksion.com