AktualitetBota+Të fundit

Vazhdojnë përplasjet Ankara-Uashington

Bursat evropiane e aziatike duket see kanë marrë disi veten pas rënies së çmimit tëaksioneve që pasoi rënien e vlerës së lirës turke kundrejt dollarit. Por marrëdhënietpolitike mes Uashingtonit dhe Ankarasë nuk duket se janë qetësuar. Pas një jave tëngarkuar me ultimatume e përplasje diplomatike, të shoqëruara me tarifandëshkimore amerikane kundër Turqisë, presidenti turk Recep Taip Erdogan duket ipalëkundur në qëndrimet e tij. Ai fajësoi sot Shtetet e Bashkuara për acarimet mesdy vendeve që rezultuan në tarifa ndëshkimore e në rënie drastike të lirës turke.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se po përpiqen tagodasin pas shpine Turqinë, pas incidentit diplomatik me pastorin amerikan dhetronditjen e tregjeve që pasoi këtë incident.

Ju silleni nga njëra anë si partner strategjikpor qëlloni me breshëri tekkëmbët partnerin tuaj strategjik. Ne jemi anëtarë  NATO, e pastaj ju nagodisni  shpinë. Si mund  pranohet kjo,” tha presidenti turk.

Zoti Erdogan mbajti sot një konferencë për shtyp në Ankara, pas jehonësndërkombëtare që ka shkaktuar acarimi i marrëdhënieve mes Ankarasë dheUashingtonit, lidhur me fatin e pastorit amerikan, Andrew Brunson.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë lirimin e pastorit që mbahet nën arrest nga autoritetetturke. Uashingtoni i kishte dhënë afat Ankarasë deri të mërkurën e kaluar përlirimin e zotit Brunson. Ankaraja, e cila e akuzon pastorin se ka bashkëpunuar meklerikun Fetullah Gulen, një armik i betuar i Erdoganit, nuk e liroi zotin Brunson, duke u bërë shkas për tarifa ndëshkimore amerikane të njoftuara javën a kaluar.

Të premten Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi përmes Twitterit se kishte autorizuar dyfishimin e tarifave kundër Turqisë. “Tani tarifa mbi aluminin turk do të jetë 20% dhe mbi çelikun turk arrin në 50%,” shkruante presidenti.

Tregjet reaguan menjëherë pas njoftimit për tarifa. Si rezultat lira turke randjeshëm duke tronditur tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi.

Tani zyrtarët turq po përpiqen të qetësojnë investitorët duke njoftuar sot se kanëpërgatitur një “plan veprimi” për të stabilizuar luhatjet në tregje që sollën rënien e lirës turke. Bankës Qendrore e Turqisë njoftoi se ka marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të ndihmuar bankat turke të menaxhojnë likuiditetet.

Presidenti Erdogan tha sot se Turqia po përballet me një “rrethim ekonomik,” duke e cilësuar rënien e lirës turke si “sulm kundër vendit tonë”.

Por ai u përpoq të sillte një interpretim pozitiv lidhur me pasojat e përplasjeveme Uashingtonin, duke thënë se “dinamikat e ekonomisë turke janë të forta dhe tëshëndetshme dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla”.

Presidenti turk akuzoi median sociale se po përhap “terror ekonomik” dhe u betuase autoritetet ligjore do të marrin masa për të ndëshkuar spekulantët.

Por ekonomistët shohin në rënien e javës së kaluar, më tepër se një reagim ndajnjë incidenti diplomatik:

Rënia e lirës turke është vetëm fillimi i një krize  vërtetë ekonomikendoshtai një recesioni ekonomik  TurqiDuhet  shohim ndryshime reale  politikatekonomikePresidenti Erdogan duhet  rikthejë besimin e investitorëve sebanka qendrore është institucion i pavarur dhe se synimi i saj i vetëm është luftojë inflacioninKjo nënkupton rritjen e normave  interesit  Turqi,” thotëekonomisti Carsten Brzeski.

Presidenti turk është kundër idesë së ngritjes së interesave. Pa rritjen e normave tëinteresit, autoritetet në Turqi e kanë të vështirë të kontrollojnë rritjen e inflacionitqë është acaruar edhe më tej me rënien e lirës.

 

Fraksion.com