Indonezi, tërmeti: Rritet në 436 numri i të vdekurve
Numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi Indonezinë lindore më 5 gusht ka arritur në 436, njoftuan autoritetet lokale.
Sipas një deklarate nga Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënësit të agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive të Indonezisë, 543 dridhje kanë ndodhur pas tërmetit të fuqishëm.
Dëmet ekonomike në rajon vlerësohet të jetë mbi 5 trilion rupia indoneziane (342 milionë dollarë).
Të shtunën, Nugroho tha se rreth 14.000 njerëz janë lënduar gjithashtu nga tërmeti, ndërsa më shumë se 387.000 njerëz janë evakuuar në zona të sigurta.
Nga tërmeti janë dëmtuar gjithsej 67.875 shtëpi, 468 shkolla, gjashtë ura, tre spitale, dhjetë klinika, 15 xhami, 50 faltore dhe 20 godina zyrash.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në rajon.
Më 5 gusht, një tërmet me magnitudë prej shtatë shkallësh tronditi ishullin Lombok të Indonezisë.
Tërmeti ndodhi me epiqendër në verilindje të qytetit të Mataram në ishullin Lombok, destinacion popullor turistik, 15 kilometra nën sipërfaqe, ka njoftuar Agjencia për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë.
Fraksion.com