Pas Kosovës, Vuçiqi do ta vizitojë edhe Moskën, Nju Jorkun dhe Pekinin
Dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës vazhdon në shtator.
Gazeta serbe “blic” sot shkruan se në prag të vazhdimit të dialogut, kreu shtetëror serb po në shtator fillon ofensivën e re diplomatike rreth Kosovës, transmeton Koha.net.
Sipas shkrimit të kësaj gazetës beogradase, që thotë të thirret në burime nga kreu i shteti, në Beograd paraprakisht do të qëndrojë për vizitë nënkryetari i Indisë ( ky shtet s’e ka njohur Kosovën) Venkejah Najdu.
Pas këtij takimi, tashmë është aranzhuar vizita e kryetari të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Rusi dhe biseda e tij me kryetarin rus Vladimir Putin.
“Ky takim është aranzhuar, veçse ende nuk dihet nëse dy kryetarët do të takohen në Moskë apo në Vladivostok”, kanë thënë burime.
Vuçiq shkon në Rusi për këshillime me Putinin para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që është planifikuara të mbahet nga 24 – 28 shatorit. Në njërën nga seancat e Asamblesë do të flasë Vuçiq dhe pritet që temë e fjalimit të jetë edhe Kosova.
Në Neë York, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, Vuçiq pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.
Në qarqet politike serbe ka filluar të flitet e të madhe dhe me shpresa për atë që ato e quajnë “ndryshim qëndrimi të administratës amerikane ndaj çështje së Kosovës.
Para këtyre takimeve ”botërore” Vuçiq që i ka planifikuar ta vizitojë Kosovën dhe këtu të bisedojë me serbët.
Kryetari i Serbisë ka paralajmëruar pjesëmarrjen e vet në Forumin ekonomik të Kinës dhe pritet të marrë konfirmimin kinez për mos lëkundjen e saj për mosnjohje të Kosovës
Deri në fund të vitit, Beogradin pritet ta vizitojë presidenti francez Emmanuel Macron.
Mediet serbe kanë njoftuar po ashtu për gjoja ndryshim qëndrimit të Parisit për Kosovën, pasi, thonë ato medie, Parisi është për kompromis ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Fraksion.com