AktualitetKosovaTë fundit

Mbyllet “Sunny Hill Festival”

Muzika e holandezit Martin Garrix, i pari në renditjen e 100 DJ-ve më të famshëm për vitet 2016-2017, ishte artisti që mbylli maratonën tri ditore të “Sunny Hill Festival” dhe mbrëmjen e tretë që organizatorët ia kishin dedikuar kryesisht muzikës së krijuar nga DJ të njohur.

Në skenë e para një publiku që tejmbushi Parkun Kombëtar të Gërmisë në Prishtinë, që udhëtuan enkas për të ndjekur tri ditët e festivalit, u ngjitën 10 artistë. Dyshja britanike e muzikës elektronike të njohur si Bondax apo SG Lewis në mbyllje të spektaklit të tyre dhanë edhe vlerësimet.

Tri ditëshi i “Sunny Hill Festival” e ktheu kryeqytetin e Kosovës në një pikëtakimi të muzikës botërore me atë shqiptare. Ky organizim që synon të vij vit pas viti, me emra, shqiptarë e të huaj që kanë bërë karrierë në tregun e madh të industrisë së muzikës duket se do të identifikohet me Dua Lipën. Së bashku me të atin, Dukagjin, ata janë angazhuar t’i japin Rajonit të Ballkanit një festival të krahasueshëm me ata evropianë ku vijnë e këndojnë artistë të konfirmuar në funksion të njohjes dhe krijimit të një mendimi të mirë për Kosovën.

 

Fraksion.com