Kostot e sistemeve të pagesave përllogariten 248 mln euro në vit sa 2.5 % e PBB-së
Sistemet e pagesave bankare krijojnë një kosto vjetore në ekonominë shqiptare sa 2.5% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto. Kjo përkthehet përafërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 248 milionë euro. Kostot dolën sipas një studimi që Banka Botërore dhe ajo Shqipërisë bënë së fundmi në kuadër të një nisme për reformimin e sistemit e pagesave bankare. Përllogaritjet mbi kostot janë bërë me referencë vitin 2016.
Të ndara sipas instrumentave pagesat në cash kanë koston më të madhe me 1.7 për qind të PBB-së, pasuar nga kartat e kreditit, në 0.22 për qind, kartat e debitit në 0.21 për qind dhe transfertat e kredive 0.2 për qind.
Ndërsa të gjithë instrumentet e tjera të pagesave së bashku (transferta elektronike, e –banking kushtojnë 0.17 për qind të PBB-se.
Në koston totale të pagesave rreth 1,9 % të PBB-se e zënë pagesat fizike.
Në këtë kategori përllogaritjet tregojnë se rreth 50 për qind e kostove të pagesave përballohen nga qytetarët, 25 për qind nga biznesët, 24 përballohen nga ofruesit e shërbimeve të pagasave dhe 1 % nga entet publike.
Ndërsa pagesat elektronike kanë kosto sa 0,55 % e PBB-së, ku 50 % prej tyre mbulohen nga ofruesit e shërbimeve dhe 30 për qind nga konsumatorët, 14 % nga biznesët dhe 1% nga entet publike.
Studimi përllogatit se nëse pagasat fizike zëvëndësohen me pagesa elektronike në 35 apo 70 për qind ekonomia shqiptare kursen në një vit, duke filluar nga 0,5 për qind në 0,9 për qind të PBB-së së saj.
Në një rast hipotetetik nëse të gjitha pagesat fizike 100 % e tyre do të bëheshin elektronike, ekonomia e vendit do të kursente 9,5 miliardë lekë ne vit.
Në disa raste specifike kursimet janë domëthënëse. Kështu në rast se 50 për qind e pagesave fizike të pensioneve konvertohen me pagesa elektronike, pensionsitet kursejnë 385 milionë lekë në vit ose rreth 3 milionë euro, qeveria do të kursente 350 milionë lekë dhe ofruesit e pagesave 500 milionë lekë./MOnitor
Fraksion.com