AktualitetEkonomiTë fundit

Investimet publike deri më 2021, si do të shpërndahen 1,3 miliardë euro

nvestimet publike në tre vitet e ardhme deri në vitin 2021 pritet të arrijnë një vlerë prej rreth 166 miliardë lekësh ose rreth 1,3 miliardë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Financave. Më shumë se 40 për qind e kësaj shumë është programuar për rrugët, me një vlerë investimesh prej 75 miliardë lekësh, ndërsa fonde të mëdha janë programuar në drejtim të ujësjellësve dhe zhvillimit rural.

 

Rrugët, 75 miliardë invetime

Gjatë tre viteve në vijim përqëndrimi i financimeve buxhetore do të shkojë për kompletimin e akseve të rëndësishme nacionale: Thumanë – Vorë – Kashar, Kashar – Rrogozhinë, Milot – Balldren, Orikum – Dukat dhe Kardhiq – Delvinë; si dhe bypass-ete Fierit dhe Vlorës për shumën totale prej 75 miliardë lekësh për periudhën 2019-2021.

 

Ujësjellës Kanalizime 32 miliardë lekë

Rritja e aksesit të popullsisë në shërbime cilësore furnizimi me ujë dhe kanalizime përmes financimit  të projekteve të Ujësjellës Kanalizimeve për periudhën 2019 – 2021 ka një vlerë totale prej 32 miliardë lekë. Sektori i ujit, i mbështetur nga modeli i financimit i miratur në vitin 2018, parashikon rritjen e investimeve çdo vit, mesatarisht 4,3 miliardë lekë në vit përgjatë 2019 – 2021 dhe parashikon edhe sistemin e granteve në bazë performancën për të rritur përgjegjshëmrinë dhe mbulimin e kostove të ndërmarrjeve të ujit.

 

Arsimi, ndërtohen 170 objekte

Në arsimin parauniversitar do të financohen me prioritet projekte për ndërtime të reja, rikonstruksion/rindërtimin apo shtesa në objektet aktuale për më shumë se 170 objekte arsimore të tjera ose rreth 1500-1700 klasa / laboratorë mësimore  nga të cilat do të përfitojnë 50,000- 55,000 nxënës dhe 3000-3500 mësues dhe edukatorë.

 

Shëndetësia, 3.4 miliardë lekë investime

Programi i investimevë në shendetësi synon rikonstruktimin e plotë të 200 qendrave shëndetësore (100 Qendra çdo vit) për periudhën 2019-2020, me një vlerë të përllogaritur mesatarisht 450 milionë lekë në vit. Këto qendra do të mobilohen dhe kompletohen me pajisje mjekësore.

Janë programuar të kryehen rikonstruksione të godinave spitalore me një vlerë 1.9 miliardë lekë për periudhen 2019-2021. Në këtë projekt përfshihen: spitali Lushnje, spitali psikiatrik Elbasan, Spitali Vlorë, Berat, Lezhë, Pogradec, Mat.

 

Bujqësia, 7,8 miliardë lekë

Synohet rritja e produktivitetit në fermat e mëdha do të vazhdojë të mbështetet me më shumë se 7.8 miliardë lekë të siguruara nga programi iPARD. Këto fonde do të përmirësojnë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore për të rritur sasinë dhe sigurinë ushqimore të tyre. Do të vazhdojmë investimet me synimin “ujë në çdo parcelë” si dhe përmirësimin e kullimit përmes thellimit të decentralizimit dhe rritjes së investimeve në sektor.

 

Infrastruktura Rurale, 48 miliardë lekë

“Rilindja rurale” do të jetë programi i integruar i zhvillimit të qendrave të banuara, zonave me interes turistik, apo i zonave rurale në të cilat do të synohet përmirësimi infrastrukturës, vlerësimi i traditave dhe trashëgimisë kulturore, rritja e nivelit të shërbimeve publike, përmirësimi estetik i qendrave të banuara që i jep mundësi zonave të caktuara rurale të kenë një trend pozitiv zhvillimi ekonomik, të diversifikuar dhe të qëndrueshëm, duke krijuar njëherazi edhe premisat për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Për këtë qëllim do të investohen përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në programe zhvillimi dhe infrastrukturë rurale për periudhën 2019-2021 rreth 48 miliardë lekë./Monitor

 

Fraksion.com