Life StyleTë fundit

Eeunukët: Sekreti tjetër i haremeve sulltanore

Asnjë institucion tjetër otoman nuk ka ngacmuar më shumë fantazinë perëndimore se sa haremi i sovranëve: vend i lojërave erotike dhe mërzisë në luks, intrigave me gjakderdhje që thureshin brenda Portës së Lumturisë. Haremi i kishte të gjitha këto. Mbi të gjitha, ishte një qendër për mbrojtjen e pushtetit dinastik.

Dhe kur përmenden haremet, vec femrave me tërheqjen e tyre të përjetshme, personazhi më enigmatic ishte “eunuku”.

Nuk ka rrëfim me harem që mos përmenden eunukët.

Po çfarë ishin ata? Eunukët përbënin një fuqi më vete në perandorinë osmane.

Që nga 1591, ruajtja e haremit është detyrë ekskluzive e eunukëve zezakë. E kanë pothuajse gjithmonë prejardhjen nga Sudani apo Etiopia, dhe rekrutohen në mënyrë barbare: djem mes tetë dhe 12 vjec rrëmbehen dhe tridhen nga kristianë apo hebrenj (Islami ndalon besimtarët e tij të tredhin njerëz apo kafshë).

Tredhësi ndan penisin dhe testikujt, ndalon hemorragjinë, sterilizon plagën dhe ndalon bllokimin e kanalit urinar. Një fëmijë në tre i mbijeton procedurës, procesit të shërimit, që zgjat edhe me muaj, si dhe vuajtjeve urinare. Ata që ia dalin janë një pasuri e vërtetë për tregtarët: vetëm familjet më fisnike mund t’i lejojnë vetes shërbyes të tredhur. Për Topkapinë blihen me qindra.

Eunukët e moshuar u mësojnë të rinjve gjuhën kombëtare dhe fenë. Të rinjtë mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të bëjnë hesape, dhe i nënshtrohen stërvitjes ushtarake. Më pas, në bazë të talentit dhe aftësive, shërbejnë në rojën e pallatit apo si shoqërues personalë të një anëtari të familjes mbretërore apo një të preferuare.

Më të aftit mund të arrijnë pozicione me ndikim në administratën e haremit; komandanti i tyre është një prej njerëzve më me pushtet, më të informuar dhe më të korruptuar të sulltanatit: është anëtar i këshillit shtetëror, komandon rojat, kontrollon formimin e sulltanëve të mundshëm në burgjet e princërve, kryen detyrën e inspektorit për fondet për qytetet e shenjtë të Mekës dhe Medinës. Nëse u mbijeton intrigave të oborrit, ku eunukët me ngjyrë luajnë shpesh një rol kyc, në fund mund të kërkojë lirimin e tij për t’i kaluar vitet e fundit të jetës si njeri i pasur.

Eunukët nuk bëjnë vetëm rojë në hyrje të haremit dhe në apartamente, kontrolli i tyre ushtrohet edhe brenda. Haremi është si një bërthamë gjigande familjare, ku duhet të mësohen shërbyesit, të bëhet shoqërimi dhe ku duhet të bësh të mundur që të dalin hesapet.

Si dhe të ruash një disiplinë të hekurt. Hierarkia është e fortë, ceremoniali i ngurtë, mosbindja ndëshkohet me të rrahura me shkopinj: skllavet që kryejnë marrëdhënie homoseksuale apo tentojnë të afrohen me eunukët rrezikojnë ndëshkimin fizik ose vdekjen.

Përgjithësisht kanë qenë figura të urryera për turmën.

Kur mes viteve 1908 dhe 1909, revolucionarët turq i dhanë fund monarkisë dhe sulltani i fundit Abdyl Hamidi II u detyrua të heqë dorë nga froni, të parin që turma vari në urën e Gallatës ishte kreu i eunukëve të tij./dita

 

Fraksion.com