Reportazh i BBC në Shkodër: Gratë e maleve që qepin reçipeta për evropianet
Pak njerëz i kushtojnë rëndësi se nga vijnë e ku prodhohen veshjet intime që ata përdorin. Kështu ishte edhe për Elizabeth Gowing, deri në momentin që ajo bëri një vizitë në një fabrikë të prodhimit të veshjeve të brendshme për gra në Shqipërinë e Veriut.
Sytjena në një tavolinë dhe ca copëza mëndafshi. “A jam në një bordello apo dhomën e gjumit të një të riu,”- ngriti pyetjen ajo në një reportazh për BBC me titull “Gratë e maleve që bëjnë sytjena për gjokset e europianeve”
Shkrimi i plote i BBC:
Pak njerëz në Europë u kushtojnë vëmendje prejardhjes së veshjeve të brendshemev të tyre. Kështu ndodhi edhe për Elizabeth Gowing, deri në momentin që ajo bëri një vizitë në një fabrikë të prodhimit të veshjeve të brendshme për gra në Shqipëri.
Sutjenat në një tavolinë dhe ca copëza mëndafshi. “A jam në një bordello apo dhomën e gjumit të një të riu,”- pyeti ajo.
“Kur erdha në Shqipëri më paralajmëruan se mund të përfundojë në një nëntokë lehtësisht, por kjo nuk ishte ajo çka unë kam pritur.
Është një hapësirë e ajrosur dhe e ndriçuar industriale ku 40 punëtorë kanë për qëllim kombinimin e detajeve intime që përbëjnë ndërresa të përsosura,”- thotë Gowing për BBC.
Një tavolinë është e mbushur me lule për sutjena. Një thes në afërsi ka trëndafil ngjyrë rozë për t’u qepur si dekoratë mbi to.
Një grua po kontrollon elastiken e thurur në një mënyrë që në çdo kontekst tjetër të mund të konsiderohet shumë e papërshtatshme për veshje.
Ajo është një ndër 3,000 punëtorët në industrinë e tekstilit në veriun e Shqipërisë.
“Pavarësisht se imponon kulturën e saj kishtare dhe ilire, pak romake, pastaj veneciane, Shkodra ka një të kaluar të shquar letrare.
Por megjithë trashëgiminë e saj të lartë kulturore dhe reputacionin për intelektualitetin në bulevardet e pemëve të qytetit, tani është në krye të prodhimit të veshjeve të brendshme”, thote ajo.
Shkodra ka një traditë të gjatë të katolicizmit të devotshëm dhe kjo lidhje kulturore me Italinë forcon marrëdhënien me konsumatorin kryesor të Shqipërisë.
Mirela, pronarja e fabrikës që po viziton, flet rrjedhshëm italishten.
“Nëntëdhjetë e pesë përqind e tyre janë gra,”- thotë ajo duke folur për punëtoret e saj, dhe shton me një qesh: “Njerëzit nuk mund ta shohin veten duke bërë këtë lloj pune”.
Më shumë se gjysma e bizneseve në Shqipëri janë në pronësi të femrave si kjo.
Fraksion.com