AktualitetTë fundit

Pogradec: Zhduket prej dy ditësh 12-vjeçarja gjermane

Një 12-vjeçare nga Gjermania është zhdukur pa lënë gjurmë në plazhin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.1, në zonën e plazhit publik. Kallëzimi në polici është bërë nga njerku i vajzës, V.F, 37-vjeç. Ai ka thënë se familja e tij po pushonte buzë liqenit kur vajza e bashkëshortes së tij, Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani, është larguar pa lënë gjurmë.

Ndërkohë policia ka bërë edhe identiktin e vajzës duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për zbulimin e vendndodhjes së saj. Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli. Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.

 

Njoftimi i Policisë: 

Pogradec

Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.

Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli. Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.

Kërkojmë bashkëpunimin nga ana e medias dhe qytetarëve, për gjetjen e saj pasi 12 vjeçarja, zotëron vetëm gjuhën gjermane. Kushdo që ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e kësaj shtetase, është i lutur të telefonojë në numrat 0694110226 dhe 0694110229.

 

Fraksion.com