Life StyleTë fundit

Po Arbana Osmani pse nuk ishte në dasëm? Nuk mundi të shkonte apo…

Më 11 gusht, një nga trashëgimtaret e Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço i dhanë fund beqarisë.

Ata kanë vite që bashkëjetojnë dhe janë prindër të një djali 1 vjeç. Prindërit e London-t vendosën që në Liqenin Como në Itali t’i thonin “PO” njëri-tjetrit në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të tyre më të mirë.

Duke qenë të dy figura publike, një pjesë e mirë e miqve të tyre janë personazhe të njohur, prandaj prezenca dhe mungesa e tyre në dasmën e çiftit, komentohet gjërë e gjatë.

Prej vitesh në Top Channel, Ledioni ka krijuar miqësi të mira me disa nga moderatorët më në zë të këtij televizioni. Ledioni, Eno, Arbana dhe Xhemi janë miqtë e ngushtë të Top-it që i sheh pothuajse gjithmonë së bashku.

vajuk

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar katërshja e miqve të pandarë ndjeu mungesën e një prej figurave të dashura që lindi dhe u rrit në Top Channel.

Arbana Osmani mikja shumë e afërt e Ledionit, nuk ishte prezente në dasmën e tij.

E kontaktuar nga Revista Class për arsyen që ka pasur për të mos qenë prezente në dasmë, Arbana ka zgjedhur heshjen.

Burime të Blitz.al bëjnë me dije se në mesditë Arbana Osmani është parë në Tiranë, pranë zonës së shtëpisë së saj.

Prej kohësh është përfolur për krisjen e miqësisë së Arbanës me Ledionin, por dhe familjen Hoxha, zëra që u hodhën poshtë me publikimin e ndonjë fotoje sporadike, tek tuk të Arbanës me Ledionin, apo me Lorin. E megjithatë mungesa e saj në dasmë besoj është një lajm që ndez kuriozitetin e të gjithëve ne. Nuk ka patur një ftesë për Arbanën? Apo Arbana ka refuzuar ftesën?

Nga ana tjetër, miku i ngushtë i Ledionit, Eno Popi, jo vetëm ishte prezent, por edhe mbajti një fjalim emocionues.

Eno Popi ishte një lloj MC i mbrëmjes (Master of Ceremony) dhe emocionoi mikun e tij më të mirë duke theksuar sesa i thjeshtë dhe sa njerëzor është Ledioni; sa vërtetisht e ka jetuar lidhjen me Sarën, që nga propozimi për martesë, unaza me 1000 plane romantike e deri tek dita e dasmës.

Fjalimi emocionues i Enos ka marrë edhe një dedikim nga Ledioni “Një mik është ai që të do pa kushte, Ti Eno nuk pretendon, ti thjesht je një mik i mirë”./Living

 

Fraksion.com