Gjendet 12-vjeçarja gjermane e humbur në Pogradec
Një vajzë gjermane, e zhdukur prej ditës së djeshme në qytetin e Pogradecit, është gjetur sot.
Ajo është kthyer pranë familjarëve dhe është momentalisht duke u intervistuar për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.
12-vjeçarja u pa për herë të fundit rreth orës 15:00 të së shtunës në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik.
“Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim”, thuhet në njoftimin policor.
Më tej sqarohet se denoncuesi është bashkëshorti i nënës së vajzës së mitur, Florentina Mayerit.
Fraksion.com