Life StyleTë fundit

Arrestohen 24 prostituta me diplomë, mes tyre edhe shqiptare

Prostitucioni i vajzave shqiptare në rrugët e Europës vijon të ketë vëmendjen e mediave të huaja. Këtë të shtunë, mediat italiane raportojnë se kontrolle anti-prostitucion janë kryer natën mes së premtes dhe kësaj të shtune në disa zona në Piacenza.

Kontrollet, sipas të njëjtave burime, kanë identifikuar 24 femra të huaja mes 20 e 48 vjeçe, të gjitha me letra të rregullta qëndrimi në Itali, e në mesin e tyre edhe 7 shqiptare.

Ato u ndaluan në zonat: Montale, Borghetto, San Lazzaro, rruga Caorsana, rruga Emilia Parmense e rruga Emilia Pavese. Behet fjalë për 16 rumune, 7 shqiptare e 1 polake.

Shumë prej tyre janë diplomuar në fakultete të ndryshme, sipas të njëjtave burime.

 

Fraksion.com