AktualitetTë fundit

Anulime fluturimesh në aeroport

Performanca e kompanive ajrore që operojnë në aeroportin “Nënë Tereza” është parë mjaft e dobët në muajin korrik.

Në këtë muaj janë shënuar 39 raste kur kompanitë ajrore kanë shkaktuar vonesa nga dy deri në dhjetë orë në fluturimet e parashikuara, si dhe janë regjistruar 13 anulime.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka publikuar shifra përmes së cilave ka evidentuar se, linjat ajrore me Italinë mbajnë rekord në spostimin e orareve.

Po sipas tij, këto kompani ajrore i argumentojnë vonesat e shkaktuara duke thënë se kanë probleme operacionale.

Në këtë situatë është hasur edhe rritje në numrin e pasagjerëve të cilët kërkojnë të dëmshpërblehen.

Në bazë të rregullores europiane, kompensimi për 3 orë vonesë të fluturimit është 250 euro.

Për shkak edhe të fluksit të madh që shënohet gjatë sezonit veror, vonesat në fluturime ndodhin në mbarë botën, por në Shqipëri, kompanitë ajrore italiane janë kthyer në burim stresi për pasagjerët shqiptarë.

 

Fraksion.com