AktualitetTë fundit

Tjetër aksident tragjik: Shoferja përplas për vdekje 6-vjeçarin në Divjakë

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në vend pas atij në aksin Tiranë-Kamëz dhe sërish viktimë ka mbetur një fëmijë.

Një 6-vjeçar ka humbur jetën këtë pasdite në Divjakë pasi u përplas nga një automjet.

Sipas policisë, rreth orës 17:10 një automjet tip “Benz” i drejtuar nga 35-vjeçarja me inicialet M.M. ka përplasur fëmijën e cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja M.M. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nuk dihet ende se me kë ka qenë fëmija në momentet e aksidentit, nëse ka qenë vetëm apo i shoqëruar.

 

Fraksion.com