Të tregojmë solidaritet me Kanadanë
Marrëdhëniet ndërkombëtare janë ashpërsuar; me presion ekonomik bëhet politikë pushteti. Shembulli më i fundit: grindja midis Arabisë Saudite dhe Kanadasë. Kjo grindje i prek të gjithëve, mendon Rainer Hermann.
Kriza që nisi Arabia Saudite me Gjermaninë nuk ishte aksident pune. Nëntorin e kaluar ministri i atëhershëm i Jashtëm, Sigmar Gabriel kritikoi politikën saudite. Pas kësaj, Arabia Saudite tërhoqi ambasadorin e saj nga Berlini, firmat gjermane që atëherë e kanë të vështirë të punojnë në Arabinë Saudite. Arabia Saudite reagoi jo vetëm në këtë rast me ndjeshmëri të madhe ndaj kritikës për situatat në Mbretëri dhe përgjigja që kthen është me dorë të rëndë. Sepse konflikti më i fundit midis Arabisë Saudite dhe Kanadasë tregon para së gjithash një gjë: reagime e pazakonta të ashpra të sauditëve kanë sistem. Kanadaja pati kërkuar që Arabia Saudite të shikonte mundësinë e lirimit të dy grave aktiviste. Zemërimi i Arabisë Saudite godet sot më me ashpërsi, se sa pati goditur Gjermaninë.
Arabia Saudite ndëshkon ata, që i konsideron të zëvendësueshëm. Kjo funksionon, për aq kohë sa Mbretëria mund të mbështetet te aleanca me SHBA dhe me Presidentin amerikan Trump. Të gjithë të tjerët, princi i kurorës Mohammed bin Salman i bën ta ndiejnë se i ka kategorizuar nën kategorinë e tij të peshës.
Kanadaja nga ana tjetër nuk dëshiron të struket dhe dëshiron të luftojë edhe më tej për të drejtat e njeriut; për këtë kryeministri Trudeau kërkon nga shtetet perëndimore solidaritet, të cilin shpresojmë se nuk do t’ia refuzojnë. Absurde është që Arabia Saudite një kërkesë për të liruar veprimtarë të të drejtave të njeriut e refuzon e revoltuar, si një ndërhyrje në punët e brendshme. Mbretëria e praktikon këtë ndërhyrje vetë në shumë vende dhe e bën këtë duke lënë një shije të hidhur – për shembull në luftën në Jemen, me bllokadën e Katarit, më 2011 me dërgimin e trupave për shtypjen e protestave në shtetin fqinj të Bahreinit, në vitet e shkuara në SHBA dhe në Evropë me punën agjitative kundër marrëveshjes atomike me Iranin.
Edhe kjo bën pjesë në bërjen brutale të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në erozionin e rendit të deritashëm në botë: kur konfliktet dhe krizat nuk zbuten më me mjetet e politikës dhe të diplomacisë, por kur me presion ekonomik imponohet pushteti vetjak në kurriz të të tjerëve. Vende si Gjermania dhe Kanadaja duhet që në të tilla raste të mbështesin njëra-tjerën./DW
Fraksion.com