Modelja shqiptare për bashkëshortin: Më mbron nga peshkaqenët
Fatmirësisht vajza e madhe e Emina Cunmulaj është shëruar dhe të gjithë si familje kanë shkuar në Bahamas për të shijuar disa ditë të qeta.
Në një fotografi ku bashkëshorti e mban në krahë, Emina shkruan: “Mbrojtësi im personal ndaj peshkaqenëve”,duke e shoqëruar me një zemër.
Bukuroshja shqiptare duket më në formë se kurrë, ndonëse ka vetëm pak kohë që është bërë nënë për herë të dytë.
Kujtojmë se vajza e saj Ella Farie kishte marrë një virus nga fëmijët e tjerë dhe pushimet e tyre u shtynë derisa vogëlushja të shërohej plotësisht.
Fraksion.com