Life StyleTë fundit

‘Moda’ pa të brendshme: Këtë herë Ciara

Ciara pa të brendshme, por e mbuluar në pjesët intime me disa veshje fisnore të Afrikës, ka nisur xhirimet për videon e saj të re “Freak Me” me një terk të çmendur në mes të shkretëtirës.

Këngëtarja 32-vjeçare ndau disa pjesë nga xhirimet në Instagram duke “valëvitur” në një mënyrë provokuese të pasmet e saj bombastike.

Ciara nuk i ka lënë vend imagjinatës, teksa gjoksi i saj dhe pjesët intime duan shumë pak për t’u zbuluar për publikun, teksa duket qartë që nuk ka veshur të brendshme.

“Mënyra se si ju lëvizni trupin #FreakMe”, ka shkruar Ciara nën videon e saj ku dredh të pasmet.

 

Fraksion.com