Masakra, Spiropali: Të nisim fushatë publike për mbledhjen e armëve
Deputetja e PS-se, Elisa Spiropali ka dalë me një propozim lidhur me masat urgjente që duhen marrë në mënyrë që masakra si ajo në Selenicë të mos përsëriten.
Ajo shkruan në profilin e saj në Facebook se duhet fushatë publike për mbledhjen e armëve.
Ja postimi i Spiropalit në Facebook:
“Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.
Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!”
Fraksion.com