Lot dhe ulërima në lamtumirën e 8 viktimave: Fshati pllakoset nga zija!
Nuk ka fjale te pershkruaje dhimbjen e madhe ne ceremonine e lamtumires per 8 viktimat e dy familjeve Zykaj, vrare nga kusheriri i tyre, Ritvan Zykaj, 24 vjec, tashme i arrestuar. Ata do te varrosen ne tokat e tyre, sipas nje amaneti qe kishte lene edhe gjyshi, Demiri. Ne varrim ka pjesemarrje nga tere fshati, i cili eshte pllakosur nga dhimbja e madhe per kete ngjarje teper te rende. Mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Pamjet që vijnë nga tre banesat e fshatit Resulaj në Selenicë shkojnë përtej imagjinatës. Tetë arkivole kanë dalë njëri pas tjetrit nga tre shtëpi duke mbyllur përfundimisht këto dyer.
Në ceremoninë mortore të familjarëve Zykaj, mbajti fjalë një bashkëfshatar i tyre dhe një përfaqësues nga bashkia e Selenicës. Të qarat e të afërmeve të tyre, rrëqethin teksa mbaheshin fjalimet për 8 jetë të humbura.
I afërmi i familjarëve Zykaj bëri edhe një apel: “Ti qëndrojmë pranë adoleshentëve për të mos bërë veprime të tilla”. Ishte gjaku i tyre, Ridvan Zykaj 24 –vjeçar që vrau vëllain e gjyshit të tij me gruan, dy djemtë e çiftit të moshuar me gjithë nuset, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, Sarën 17 vjeç dhe Ledioni vetëm 6 vjeç.
“Shteti ti gjejë vendin kriminelit, psikopatit, të sëmurit mendor, nuk kam ç’të them tjetër, veçse ju ftoj në nderim të këasj familje të nderuar të mbajmë një çast heshtje në kujtim të tyre”, tha në fjalim i afërmi i familjarëve Zykaj që humbën jetën nga plumbat e kallashnikovit për një motiv banal sic është shprehur tashmë autori në polici: Pse u akuzua për vjedhjen e pulave.
Përfaqësuesi i Bashkisë së Selenicës që mbajti fjalë në varrim, e quajti këtë ngjarje një gjëmë që ka ndodhur në gjithë kombin shqiptar. “Në emër të bashkisë së Selenicës jemi pjesë e këtij hidhërimi deri në palcë. Të lënduar dhe të shokuar nga kjo ngjarje e rëndë. Kjo tragjedi e madhe shënohet rrallë, ndjeshmëria njerëzore është e shumëfishtë qoftë edhe për pamundësinë tonë për ta parandaluar”, tha ai. Bashkia e Selenicës shpalli të hënën ditë zie, ndërsa mori përsipër shpenzimet për varrimin e tetë familjarëve.
Fraksion.com