Rama: Ja si e rilindëm muzeun e Kastriotëve në Sinë të Dibrës
Muzeu i Kastriotëve, është monument kulture i kategorisë së II-të, dhe ndodhet në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës.
Ky restaurim bëhet gjithashtu në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.
Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.
Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe muzealizimi. Janë restauruar dhe ambientet e ekspozimit, si dhe janë riorganizuar tabelat e ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.
Restaurimi i muzeut konsistojë dhe në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim e ndriçimit.
Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985.
Ja postimi i z Rama në FB:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur sipas zotimit pas nuk mbahet mend se sa vjetësh harrese mes ferrave e rrënimit, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan kryeministri Rama.