AktualitetPolitikëTë fundit

Princ Leka: Kosova dhe Shqipëria të bashkohen nën një monarki

Princi i Kurorës, Leka II, thotë se ai mendon se zgjidhja më e mirë për Shqipërinë dhe Kosovën do të jetë bashkimi nën një monarki shqiptare.

Kështu shkruan portali britanik ‘Royal Center’.

Princi i Kurorës thekson se detyra e familjes mbretërore ka qenë që të heqë barrierat mes shqiptarëve dhe të promovojë bashkimin e grupeve shqiptare në Ballkan.

Princi i Kurorës thotë se një Shqipëri e Madhe, e drejtuar si një monarki kushtetuese, do të ofronte stabilitet më të madh politik se sistemi aktual politik.

Ai përdor Britaninë e Madhe dhe të tjera mbretëri europiane si shembuj të asaj që Shqipëria mund të arrijë në të ardhmen.

I pyetur nëse do të dëshironte të bëhej mbret i Shqipërisë dhe Kosovës së bashkuar, ai përgjigjet: “Familja mbretërore do të respektojë gjithmonë vullnetin e popullit. Të jesh princ apo mbret është një jetë. Të jesh në gjendje t’i shërbesh vendit tënd nuk e shoh si një punë, por si nderin më të madh”.

 

Fraksion.com