Ministria e Jashtme dënon sulmin ndaj objektit të Ambasadës së Kosovës në Stokholm
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon sulmin që ka ndodhur sot në orët e pasdites ndaj objektit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi.
Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, përderisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare janë të papranueshme dhe kërkon nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt kryerësit e kësaj vepre në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë.
Ministria e Punëve të Jashtme falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast.
Ky është sulmi i dytë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009, thuhet njoftimin e MPJ-së.
Fraksion.com