Masakër në Vlorë: Policia kërkon ndihmën e qytetarëve; Autori i rrezikshëm
8 persona janë ekzekutuar në Resulaj të Vlorës pasditen e së premtes, ku një 24-vjeçar për motive ende të paqarta ka qëlluar ndaj tyre, duke shënuar edhe një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit.
Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.
Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi t’i shmangen përballjes më të por të telefonojnë policinë.
Në Resulaj të Vlorës u regjistrua ngjarja më e rëndë në dy dekadat e fundit :
Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. Një person ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të dy familjeve Zykaj, me banim në po të njëjtin fshat.
Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.
Ndërkohë që edhe forca të tjera shtesë nga Tirana janë nisur drejt Vlorës. Reparti RENEA është vënë menjëherë në lëvizje. Të gjitha fshatrat rreth e rrotull Resulajt, i Njësisë Administrative Vllahinë, janë rrethuar nga uniformat blu për gjetjen në kohë të shpejtë të Ridvan Zykajt.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili konfirmoi edhe zyrtarisht për Policinë e Shtetit se, nga këqyrja e vendit të ngjarjes numërohen 8 viktima, të afërm me njëri-tjetrin.
Policia ende nuk ka një motiv të qartë të ngjarjes, se përse është shkaktuar. Në asnjë ngjarje tjetër të rëndë kriminale në Shqipërinë e pas viteve ’90, një autor i vetëm nuk ka shkaktuar këtë numër të lartë viktimash.
Fraksion.com