AktualitetBota+Të fundit

Komente fyese për gratë myslimane, ish-sekretari britanik nën hetim

Ish-sekretari britanik Boris Johnson po hetohet për shkelje të Kodit të Sjelljes së Partisë Konservatore, shkruan BBC.

Partia ka marrë dhjetëra ankesa për komentet e ish-sekretarit të jashtëm ndaj grave myslimane që mbajnë burka.

Ai është shprehur se vendosja e burkas tek gratë myslimane është mizore, dhe se shkaktarë për këtë janë “regjimet mashkullore shtypëse”.

Ai ka kaluar edhe në ofendime, duke i cilësuar femrat që mbajnë burka si “kuti letrash” dhe “hajdute bankash”.

Ankesat e drejtuara ndaj tij do të shqyrtohen nga një panel i pavarur, i cili do të ketë edhe fuqi për ta dëbuar atë nga Partia Konservatore.

Kjo e fundit ka refuzuar të komentojë mbi hollësitë e hetimit, ndërsa Johnson ka hedhur poshtë deklaratat e tij duke kërkuar falje.

Kritikët e kanë akuzuar atë për nxitje të islamofobisë, dhe e kanë cilësuar si një përpjekje për të rritur ambiciet e udhëheqjes.

 

Fraksion.com