Dua Lipa në Prishtinë: Sqaron konfliktin me Rita Orën
Ditën e djeshme Dua Lipa mbërriti në Prishtinë, aty ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”.
Sapo ka mbërritur në kryeqytetin e Kosovës, këngëtarja shqiptare ka dalë në një konferencë për mediat.
Mes të tjerash ajo dhe babi i saj, përherë pranë së bijës, kanë sqaruar se nuk ka asnjë konflikt mes saj dhe koleges Rita Ora dhe fakti që kjo e fundit nuk ishte aty, s’ishte Dua.
Të dy të pranishmit kanë pohuar se këngëtaret do të jenë bashkë në jnë koncert që do të organizohet vitin e ardhshëm.
“Kemi dashur të sjellim shumë artiste femra në festivalin ‘Sunny Hill’, përfshirë këtu Rita Orën, Bebe Rexhën, Era Istrefin dhe të tjerë…”, tha Dua duke treguar kështu se marrëdhëniet mes saj dhe Ritës janë të mira.
“Kur më pyesin se nga jam dhe u përgjigjem nga Prishtina, Kosova, më pyesin se si është me qenë nga ai vend dhe pyetja tjetër ku gjendet. Këto reagime nuk është se i mirëpres, dua të dëgjoj duke thënë e njoh sepse Rita Ora vjen nga Kosova, Majlinda Kelmendi vjen nga Kosova. Kemi qejf që me këtë festival me pa që ka shumë talenta nga Kosova dhe shumë arsye për ta vizituar Kosovën”, shtoi Dua.
Fraksion.com