AktualitetKosovaTë fundit

Delawie: ShBA-ja do ta mbështesë Kosovën; Kjo nuk do të ndryshojë

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, ka administruar Betimin Solemn të shërbimit për 36 vullnetarët e rinj të ShBA-së, pas përfundimit të trajnimit të tyre 10-javor në komunitetet e Kamenicës, Koretinit, Topanicës dhe Roganës.

Delawie tha se shtetit i tij është mbështetësi më i afërt për Kosovën dhe se kjo nuk do të ndryshojë, raporton Ekonomia Online.

“Ju vullnetarë përfaqësoni komunitete nga ShBA dhe ndërtoni miqësi me Kosovën nga gjitha komunitetet e vendit, ShBA është mik i Kosovës dhe mbështetësi më i afërt me Kosovën”.

“…kjo nuk do të ndryshoj, partneriteti me vendet tona është i thellë dhe shumëdimensional dhe ne punojmë më shumë mund për demokraci dhe prosperitet”, tha Delawie.

Ai falënderoi të gjithë familjet që po presin këta vullnetarë në shtëpitë e tyre sepse sipas tij, kjo ndihmon më shumë në forcimin e lidhjeve më të mirë për dy popujt.

Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Dalene Grant tha korpusi i paqes ka aspiratën dhe vullnetin të shkojë në çdo vend të botës.

“Ne jemi këtu që të i observojmë 36 amerikanë ku po bëjnë betimin e tyre për shërbim dhe ata premtojnë që do të jenë larg familjes, shoqërisë dhe vendit të tyre duke ardhur këtu nga qoshet e Amerikës si vullnetarë”.

“Ata janë të përgatitur për të u sfiduar dhe për të ndarë çdo gjë me Kosovën, një prej resurseve me të mira të Amerikës, d.m.th njerëzimi të duan të bëjnë botën një vend me të mirë”, tha ajo.

“Korpusi i paqes mbetet i zotuar të promovoj paqen në botë përmes raportit të miqësisë. Sot përmes punës tuaj të 36 vullnetarëve të rijnë për 4 muaj e ardhshëm në Kosovë që është shpresë për një edukim më të mirë dhe zhvillim me të mirë një partner me miqësinë”, tha Grant.

Karen Scheuerer, drejtoreshë për program dhe trajnime, falënderoi familjet kosovare dhe qytetarët e vendit që po i mirëpresin këta vullnetarë për të ia lehtësuar punën e tyre rreth bashkëpunimit që do të kenë me komunitetet nëpër Kosovë.

“Kam nderin të jem pjesë e këtij ekipi të mirë, ju me bëni krenare të jem pjesë e juaja e paqes, ShBA është mirënjohëse që ju ka si partner”, tha Grant.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqri Bytyqi falënderoi ata të cilët kanë ardhur në mënyrë vullnetare për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin e cilësisë më të mirë në sistemin arsimor.

“Në angazhimin e juaj ne do të ku mbështesim vazhdimisht sepse ne kemi nevojë për ju dhe besoj se pasardhësit e mi do ta bëjnë të njëjtën gjë sepse sistemi ynë ka nevojë për ju”, tha Bytyqi.

“ShBA po na rrinë në krah dhe po na ndihmon të bëhemi shtet i së drejtës dhe demokratik qe të kapim të gjitha standardet e jetës dhe po ashtu edhe të arsimit”, shtoi Bytyqi, raporton EO.

”Ne kemi një rini qe mëson shumë, ata duhet të i bindim qe të mos ndalen dhe duke i bindur të jenë gjenerata e së ardhmes tonë dhe kjo gjeneratë besoj se shumë shpejt do ta ketë shtetin në duart e tyre”, tha ai.

 

Fraksion.com