AktualitetBota+Të fundit

Deklarata e Trump për rritjen e tarifave të çelikut thelloi më tej krizën turke

Kriza ekonomike e Turqisë është thelluar më tej pasi Donald Trump njoftoi se po dyfishon tarifat e importit të SHBA për çelikun dhe aluminin turk, duke nxitur edhe me tej renien e lirës turke dhe tregjeve financiare.

Liria turke ra më shumë se 20% kundrejt dollarit pasi presidenti Tramp njoftoi këtë veprim, pas mosmarrëveshjeve midis Uashingtonit dhe Ankarasë lidhur me burgosjen e pastorit amerikan.

Rritja e taksave do të jetë 50% mbi çelikun turk dhe deri 20% mbi alumin.

”Unë sapo autorizova një dyfishim të tarifave të çelikut dhe aluminit turk, pasi monedha e tyre, Lira turke, kanë rënë shpejt kundrejt dollarit tonë shumë të fortë! Alumini tani do të jetë 20% dhe hekuri. Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira në këtë kohë” Deklario nëpërmjet Tëiter Presidenti Amerikan, Donald Trump.

Edhe para deklaratës së Trump, lira kishte rënë 14% pasi investitorët nxituan të shesin lira kundrejt dollarit dhe monedhave të tjera. Lira ka qenë nën presion të vazhdueshëm, duke rënë me gati 50% kundrejt dollarit në 12 muajt e fundit dhe duke shënuar një sërë rekordesh këtë javë.

Inflacioni shënoi 15.9% në muajin korrik, më shumë se pesëfishi i normës mesatare në vendet e zhvilluara, teksa huamarrja e qeverisë në monedhat e huaja është rritur në mënyrë të rrezikshme.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u përpoq të rivendosë besimin mbi  monedhën të premten duke përdorur një fjalim, të mbushur me retorikë nacionaliste, por i vakët  për të qetësuar tregjet ndërkombëtare të këmbimit.

Duke folur para ndërhyrjes së fundit të Trump në Twitter, Erdogan hodhi poshtë rënien e monedhës si luhatje artificiale financiare. Ai shtoi se Turqia do “t’u përgjigjet atyre që fillojnë luftën ekonomike”.

Tregjet financiare reaguan keq dhe tregjet e aksioneve në të gjithë botën ranë pas deklaratave midis Trump dhe Erdoganit.

 

Fraksion.com