Vuçiq: Pajtohem me shqiptarët për ridefinim të kufijve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se angazhohet për ridefinim të kufijve me shqiptarët.
“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për ridefinimin e kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt dhe ky është gjithmonë potencial për trazira”, tha Vuçiq.
Ai ka shtuar se nuk mund të flasë se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, por ka sqaruar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse, e cila nuk është e lehtë sa e mendojnë disa.
Fraksion.com