Thaçi i Maqedonisë thotë se Thaçi i Kosovës është keqkuptuar për deklaratën e kufijve
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për KDP-në, Thaçi thotë se presidenti i Kosovës është keqkuptuar. Sipas tij, Presidenti i Kosovës flet për korrigjim kufijsh, për të marrë atë që Kosovës i është lënë jashtë kufijve me pa të drejtë e në këtë finale të madhe, duhet mbështetur nga të gjithë.
Kreu i PDSH-së përkujton se në Preshevë, të drejtat e shqiptarëve shkelen në mënyrë institucionale, prandaj Presidenti Thaçi këmbëngul në këtë ide, duke përkujtuar vazhdimisht të drejtat që serbët gëzojnë në Kosovë.Menduh Thaçi përkujton se riciklimi i shprehjes “Hapja e kutisë së Pandorës”, që po dëgjohesh shpesh këto kohë, bëhet edhe për shkak të Maqedonisë.
Kreu i PDSH-së thotë se aktualisht Hashim Thaci përmes kësaj taktikë e fuqishme, po bën parapërgatitje për negociata të rënda dhe të vështira prandaj i duhet mbështetje e jo keqpërdorime të deklaratve të caktuara nga personalistete brenda e jashtë Kosovës./koha.mk
Fraksion.com