Postimi i fundit i oficerit të forcave të NATO-s në Fier që u vetëhelmua
Enea Xhaja, pjesëtar i forcave të NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës, i ka dhene fund jetes mëngjesin e sotëm në Fier duke u vetehelmuar me fotoksinë.
Viktima banonte në lagjen Kongresi i Përmetit në Fier.
Mëngjesin e së enjtes në Fier i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëhelmuar me fotoksinë, pjesëtari i forcave të NATO me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës Enea Xhaja.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë Enean të ndërmarrë aktin ekstrem , por as familjarët nuk kanë mundur ta ndihmojnë duke e dërguar në spital.
Familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, duke e transportuar më pas edhe në urgjencën në spitalin e Fierit, por pa mundur të shpëtojë.
Policia tha se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton Panorama. I riu ka patur shenja te depresionit dhe ne keto kushte ka konsumuar lenden helmuese e cila i ka marre edhe jeten.
Enea eshte i riu qe shihni ne keto foto, marre nga profili i tij ne rrjetin social Facebook. E pikerisht ketu, po te shohesh pak ore para se te ndermerrte aktin ekstrem per jeten, i riu ka bere nje postim qe ngjall dyshime.
Me nje foto nga nje lokal ku ka konsumuar birre dhe nje patatine, ai shkruan:
“Pas shume ftesave te bera per kafe …. dhe asnjeri sishte i disponueshem, nga inati botes do pi per qejf time…”.