‘Ngatërrova frenat me gazin’; Zbardhen shkaqet e aksidentit tragjik në Kamzë
Zbardhet dëshmia e shoferes, e cila shkaktoi aksidentin tragjik të ndodhur paraditen e djeshme (8 gusht) në Kodër Kamëz.
Nga aksidenti humbi jetën Ramazan Ishni i cili po lëvizte me biçikletë dhe një vajza 7 vjeçe, ndërsa në spital ndodhen nëna dhe motra e vogël, 6 vjeçe e vajzës që vdiq.
Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë
Nga dëshmia dhënë grupit hetimor mësohet se 38 vjeçarja “ka ngatërruar frenat me gazin”.
Fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. 29 vjeçarja Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.
Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi.
Burime nga Spitali i Traumës bëjne me dije se gjëndja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël.
Të dyja po ndiqen intensivisht. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar dhe sa i takon gjëndjes së tyre shëndetësore.
Dje vajza e vogël E.N. 6 vjeçe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Fraksion.com