Mashtrimi në Portin e Durrësit, bllokohen 30 polica sigurimi
Policia kufitare ka bllokuar 30 polica sigurimi të parregullta në Portin e Durrësit teksa i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve.
“Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi. Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes. Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim”, thotë policia e Durrësit.
Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar. Madje policia për çdo rast ka në dispozicion numrin 112.
Fraksion.com