Jankoviq: Zgjidhja e çështjes së Kosovës do të nënkuptonte autonomi territoriale për serbët
Lideri i Lëvizjes së qytetarëve të lirë (PSG), Sasha Jankoviq, ka deklaruar se çështja e Kosovës do të zgjidhej me integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë atë në Kombet e Bashkuara, por pa njohjen formale të pavarësisë, shkruajnë mediat serbe.
Sipas Jankoviqit, zgjidhja e çështjes së Kosovës do të nënkuptonte autonominë “territoriale” për serbët në Kosovë, dhe institucionalizimin e organeve të tyre vetëqeverisëse, transmeton Telegrafi.
“Zgjidhja e çështjes do të nënkuptonte mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare”, ka shtuar Jankoviq.
Ai gjithashtu ka pranuar se është pro idesë së ndëshkimit të të gjitha krimeve të kryera, si nga ana e serbëve ashtu edhe nga ajo e shqiptarëve.
Gjatë një interviste dhënë për “Danas”, Jankoviq, ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka ndonjë koncept për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por me disa taktika është duke u munduar të mbetet në pushtet.
“Është duke luajtur një lojë që po i duket e fortë, ndërsa nesër do ta ndërron nëse e vlerëson se ajo do ta mbajë në pushtet”, ka shtuar lideri i PSG-së.
Ai është shumë i bindur se për Vuçiqin nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me qytetarët, Kosovën, Serbinë dhe rajonin, pasi për të prioritet është vetëm të qenit në pushtet.
Për të plani për shkëmbim territoresh është një “precedan i rrezikshëm” që nuk është një zgjidhje e qëndrueshme, e lërë me afatgjatë.
Fraksion.com