AktualitetKosovaTë fundit

Janjiq: Vuçiqi e Thaçi qe dy vjet po bisedojnë për ndarje

Analisti Dushan Janjiq ka deklaruar se nga fjalimet e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk mund të përfundohet se ndarja Kosovës është e përjashtuar, transmeton Koha.net.

“Se ajo (ndarja) nuk është e përjashtuar, flet fakti se ndarja përsëritet gjithnjë nga Ivica Daçiq (ministër i Punëve të Jashtme) si dhe prania në rendin e parë me gazetarë e Aleksandar Vulinit (ministër i Mbrojtjes) i cili po ashtu është për ndryshimin e kufijve në Ballkan“, i ka thënë agjencisë beta Janjiq.

Ai ka shtuar se edhe paralajmërim i Hashim Thaçit për mbajtjen e referendumi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk është gjë tjetër veçse një version i planit për kufizim e ndarje për të cilin kanë biseduar gjatë vitit të shkuar dhe sivjet Vuçiqi e Thaçi.

“Fjalimi i pardjeshëm i Vuçiqit nuk la përshtypje sigurie sepse ai s’e tregoi forcën që rëndom e shfaq kur është i bindur në ndonjë gjë”, tha Janjiq.

Ai ka vlerësuar se në shtator nuk do të vendoset asgjë e re për çështjen e Kosovës sado që këtë e ka paralajmëruar Vuçiqi, porse në atë kohë Kosova e Serbia do të kuptojnë se shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Është e qartë se ekziston agjenda sipas të cilës veprojnë Vuçiqi e Thaçi dhe se ata dëshirojnë që procesin ta përfundojnë përmes një presioni të tmerrshëm ndaj opinionit duke paralajmëruar referendume të ndryshme”, ka thënë Janjiq.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com