Ja si do të ndikojë tërheqja e Uranit tek shenjat e horoskopit këtë sezon veror
Duke filluar nga mbrëmja e djeshme Urani, planeti i risive dhe surprizave,do të jetë i tërhequr megjithatë kjo gjë do të shoqërohet me jo pak ndryshime në 12 shenjat e zodiakut. Këtë sezon veror ju mund të ndiheni të qetë, të çlodhur ose të ekzaltuar e për këtë mund të bëni me faj ose të falenderoni Uranin.
Dashi: Tërheqja e Uranit do të ndihmojë të lindurit në shenjën e Dashit të kuptojnë se çfarë duan të bëjnë vërtet me jetën e tyre. Mjaft menduat për punën, apo projektet e reja, përkundrazi kaloni më shumë kohë me njerëzit e dashur. Jeni në një periudhë shumë konfuze. Vetëm dashuria e miqësia e sinqertë mund t’ju shpëtojë.
Demi: Mund të themi pa frikë që ajo që pritet të ndodhë në jetën e Demit është e ngjashme me një lloj revolucioni në miniaturë. Një burim i ri energjie do të mbështjellë të tashmen dhe të ardhmen tuaj, ndonëse nuk do të arrini të kapni ritmin e saj. Do të keni përsiatje të vazhdueshme, ngritje dhe rrëzime të herëpashershme, por në fund do të gjeni ekuilibrat e humbur.
Binjakët: Në ndryshim nga dy shenjat e mëparshme, ndikimi i Uranit në jetën e Binjakëve do të jetë pothuaj i padukshëm. Megjithatë kurrë mos dyshoni se diçka mund të jetë duke ndodhur nga pas kuintave për të gjithë Binjakët. Merrini gjërat shtruar dhe përpiquni të shijoni pushimet pasi shtatori do të vijë më i vrullshëm se kurrë më parë.
Gaforrja: Rikthimi pas i Uranit do t’ju krijojë hapësirën e duhur që t’i jepni fund një herë e mirë një çështjeje në punë. Mos u rrëmbeni nga ngazëllimi i momentit, por merrini gjërat shtruar. Mos harroni: pyesni 100 vetë, bëni siç dini vetë, por para se të firmosni gjëkundi lexoni fletë më fletë.
Luani: Bëni mirë të merrni disa libra të mirë për të shtyrë kohë, pasi Urani do të vendosë Luanin në një gjendje pritjeje që mund të zgjasë deri në fillim të 2019-ës, sidomos kur bëhet fjalë për ndërrim pune dhe shtëpie. Deri atëherë shijoni momentin pa e vrarë shumë mendjen.
Virgjëresha: Nëse Luanit i duhet të jetë në gjendje pritjeje, Virgjëreshës i nevojitet të ulë menjëherë ritmin. Të rritesh si njëri dhe si profesionist,s është një udhëtim i gjatë. Nuk mund të prisni që gjithçka të ndodhë menjëherë.